Kosova nuk ka me zbatue masa të reja ndaj Serbisë deri në këtë datë

Gjatë periudhës ndërmjet Samitit të Berlinit, të mbajtun tashma me 29 Prill, dhe takimit të ardhshëm të Parisit me 1 Korrik, institucionet e Kosovë nuk kanë me aplikue masa shtesë ndaj Serbisë, por as nuk do të shfuqizojnë taksën doganore, ka deklarue kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se mbas Samitit të Berlinit, vendosja e masave shtesë ndaj Serbisë para takimit të 1 Korrikut në Paris, kishte me qenë hipokrizi, marrë parasysh zotimin e autoriteteve të Kosovës për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e nji marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Shperndaje në: