Bosna i reagon Thaçit: Kemi m’i liberalizue vizat, nëse e hekni taksën në Paris

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizidic, ka deklarue se Bosna ka m’i liberalizue vizat për kosovarët nëse heket taksa.

Ky reaim nga Bosna vjen mbasi Hashim Thaçi në momentin e fundit ka marrë vendim me anulue pjesëmarrjen në Samitin e Berzhit që po mbahet në Sarajevë, e ku po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit.

“Zyra ime dje shumë vonë ishte njoftuar se kishte një problem. Më vjen vërtetë keq për këtë . Nëse do të ishte bërë e ditur më parë një çështje e tillë sigurisht që do të ishte zgjidhur. Ne si Këshill i Ministrave kemi lëshuar viza për të gjithë pjesëmarrësit e këtij samiti. Unë i di të gjitha arsyet se pse nuk ka ardhur Thaçi. Do të ishte mirë që të kishim edhe një përfaqësues nga Kosova”, ka thënë Zvizidic.

Ai thotë se të raportet dhe problemet e pazgjidhuna në mes të Bosnjës dhe Kosovës nuk janë asgja e re, që Thaçi të zgjidhte mos me udhëtue drejt Sarajevës për shkak të tyne.

“Taksa vazhdon me qenë në fuqi, dhe na jemi tue kërkue anulimin e saj. Na presim nga takimi në Paris në fillim të Korrikut me u hekë taksa, e që do të na jepte neve për liberalizim të vizave në mes të Bosnjës dhe Kosovës”, asht shprehë Zvizidic.

Shperndaje në: