Thaçi në Tiranë takohet me Metën, kjo asht deklarata e tij (video)

Presidenti Hashim Thaçi asht pritë sot në takim nga homologu i tij Ilir Meta para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

Thaçi ka falënderue presidentin Meta për organizimin e këtij samiti i cili mbledh të gjithë liderët e rajonit për me diskutue për të ardhmen europiane dhe për me nxitë komunikimin për fqijësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti kosovar ka theksue se ky samit asht nji mundësi e radhës me diskutue për marrëdhaniet fqijësore dhe integrimet euro-atlantike.

“Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, ka deklarue ai.

Shperndaje në: