Thaçi takon Ramën, pajtohen për hapjen e kufinit Kosovë – Shqipni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvillue nji takim me kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkrue se me kryeministrin Rama ka bisedue për domosdoshmëninë e hapjes së plotë të kufinit Kosovë-Shqipni dhe krijimin e nji hapsine shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkrue Thaçi.

Shperndaje në: