Kjo asht arsyeja pse flamuri amerikan asht i vendosn mbrapsht në uniforma të ushtrisë (video)

Flamuri amerikan asht i vendosun mbrapsht në uniforma të ushtrisë. Arsyeja, sepse flamurit amerikan i jepet randësi e veçantë e sidomos kur vendoset në uniformat e ushtrisë apo në veturat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ka të bajë me atë që në shikim të parë duhet me u krijue përshtypja se jep reflektimin e flamurit tue value.

Në video shihet se si yjet duhet të vendosen përpara, pra në anën e djathtë, e kur flamuri kqyret nga distanca në shpatullën e naj ushtari, duhet me u krijue përshtypja se asht tue value.

Njajtë vlen edhe për rastin kur vendoset në vetura zyrtare e në veçanti kur priten mysafirë nga vende tjera dhe gjatë rrugëtimit, flamuri lëviz në atë mënyrë që yjet që janë vendosë përpara apo ma mirë me thanë në anën e majtë me ra në sy.

Shperndaje në: