Thaçi në takim me Ramën flet për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi e ka takue kryeministrin e Shqipnise, Edi Rama.

Ai ka thanë se në këtë takim mes tjerash kanë bisedue për domosdoshmëninë e hapjes së plotë të kufinit Kosovë-Shqipni dhe krijimin e nji hapsine shqiptare pa kufi nën ombrellën euroatlantike.

Madje, Thaçi ka përmendë sërish idenë e tij për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkrue Thaçi në Facebook.

Shperndaje në: