Mogherini në Tiranë: Nëse Kosova e hek sonte taksën, unë thirri takim dialogu

Përfaqësuesja e naltë e BE, Federica Mogherini, ka deklarue se përgjegjësia e dialogut Kosovë- Serbi asht në duer te vendimarrësve në Kosovë.o.

Ajo po ashtu ka përmendë se ka kërkue që taksa e Kosovës ndaj Serbisë me u hekë në mënyrë që me rifillue dialogu. Simbas saj askush nuk do të përfitonte nga ky ngërç dhe ka shtue se shpreson që “ka me dominue mençunia”.

“Vendimi për mallnat që vijnë ka krijue nji ambient jo frytdhanës për dialogun dhe asht në shkelje të marrëveshjeve qe ka nënshkrue Kosova, nga ana e BE dhe partnerëve na kemi kërkue me u hekë tarifa dhe kjo kishte me i ba kushtet që dialogu me fillue, nëse do hekeshin tarifat unë do kërkoja sot me rifillue dialogu. Përgjegjësia asht në duer të vendimmarrësve në Kosovë”, ka thane Mogherini ne Tirane ne konference me Edi Ramen.

Shperndaje në: