Përfundon takimi Thaçi-Mogherini në Tiranë, Presidenti thotë se i kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët

Ka përfundue takimi i mbyllun në Tiranë mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe përfaqësueses së Naltë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë për Klan Kosovën se i ka kërkue shefes së BE’s, Federica Mogherinit, që ”sa ma shpejt me ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”.

Pos kësaj ai ka dalë kundër deklaratës së Federica Mogherinit e cila tha se sapo të heket taksa asht në gjendje me thirrë takim për vazhdim të dialogut.

Kjo mbasi ai tha se nuk pranon nji kushtëzim të tillë.

Shperndaje në: