Dhezet Vucic: Çka keni pritë, me u puthë me Thaçin?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë në Tiranë se as që bahet fjalë për nji përafrim të qëndrimeve rreth marrëveshjes me Kosovën, përderisa simbas tij në samitin e Brdo Brujunit e ka pyetë edhe në anglisht dhe serbisht homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin se çka je tue ba, a je mirë?

Këto pyetje Kryetari i Serbisë ia ka drejtue Thaçit për shkak të siç tha ai, “situatës rreth taksës”.

Ndërkaq, sa i përket shtrëngimit të duerve që pati me kryetarin e Kosovës në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit ai tha se kjo mjafton dhe pyeti: “Çka me ba tjetër pos m’i shtrëngue duert, a keni pritë me u puthë me të ?”

Shperndaje në: