Rusia tregon ‘muskujt’ në Ditën e Fitores, Putin: Mësimet e luftës janë të randësishme (video/foto)

Rusia ditën e sotme ka përkujtue 74-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Sheshi i Kuq i Moskës asht mbushë me ushtarakë dhe me makineri të randa luftarake.

9 Maj nga rusët njihet si Dita e Fitores dhe shihet si nji rast për me i nxitë ndjenjat patriotike, derisa rusët kujtojnë sakrificat e bame në Luftën e Dytë Botnore.

Në këtë paradë, presidenti rus, Putin tue folë para pjesmarrësve në këtë paradë ka deklarue se Rusia ka me qenë gjithmonë me kapacitet të nalta mbrojtëse.

Shperndaje në: