Mjeku australian operon 30 fëmi me probleme kirurgjike në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmive po qëndron doktori Peaddy Dewan nga Australia, i cili në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, po kontrollon dhe operon fëmi që kanë probleme të ndërlikueme kirurgjike.

Deri tash, ekipi i udhëhequn nga Prof. Dewan, ka operue 30 fëmi me komplikime shëndetësore, 30 të tjerë kanë krye kontrolle mjekësore.

Dr. Dewan ka punue nga vikendi i kaluem dhe ka me punue edhe këtë vikend, përderisa kjo asht hera e dhetë që ai vjen për me kontribue për mjekimin e fëmive në Kosovë.

Shperndaje në: