Mogherini gëzon Ballkanin me këtë deklaratë

Menjiherë mbas Samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, nga Rumania deklaroi se perspektiva e Shqipnisë drejt unionit premton rezultate tejet pozitive.

“Udhëheqësit e Bashkimit Europian duhet të shohin të ardhmen e Ballkanit mbrenda bllokut si përparësi për prosperitetin ekonomik dhe sigurinë e rajonit, por edhe të BE. Ju sjell mesazhin direkt nga Tirana: mbështetja për BE asht rreth 90 përqind. Asht nji kapital që na duhet me ruejt për të ardhmen”, ka thanë ajo.

Nga samiti i liderëve të vendeve anëtare qe u zhvillue në Rumani, mesazhe për çeljen e negociatave të Shqipnisë dhanë dhe liderë të tjerë. Në këtë samit, Kryeministri bullgar theksoi se Bullgaria mbështet çeljen e negociatave për Shqipninë në muejin Qershor.

Shperndaje në: