Gjendet ariu që po “shetitej” udhëve të Prizrenit (video)

Ariu i murrmë i vogë asht kthye në Parkun e Arijve-Prishtina. Këtë e ka ba të ditun Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ku kanë njoftue se ariu i murrmë i asht kthye territorit të parkut aty ku edhe përket.

“Sharri i vogël”, i kthehet habitatit të tij natyror! Këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket”, thuhet në njoftimin e tyne.

Në videon e publikueme nga AMMK shihet se ariu gëzon shnetë të mirë dhe asht nën mbikëqyrje të personave kompetentë.

“Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë. Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre”, thuhet mes të tjerash në shkrimin e Agjencisë.

Shperndaje në: