Futbollistët e Kosovës marrin preminë nga Qeveria, kjo asht shuma e pareve

Në Nandor të vitit 2018, kryeparlamentari Kadri Veseli kishte premtue 500 mijë euro premi për futbollisët e Kosovës, mbas suksesit që arritën në Nations League, ndërsa Qeveria e Kosovës e kishte miratue këtë propozim.

Indeksonline merr vesh që para do ditësh Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka transferue 500 mijë euro në llogari të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Veton Firzi, e ka konfirmue këtë lajm.

“Po është e vërtetë. Në bazë të vendimit të Qeverisë, disa ditë më parë u’a kemi transferuar 500 mijë euro FFK-së” ka thanë Firzi.

Shperndaje në: