Zv/kryeministri “godet” Listën Serbe dhe VV’n

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thumbue dy partitë politike, Listën Serbe dhe Vetëvendosjen, mbas fillimit të fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës.

Shperndaje në: