Cilat gra janë ma të rrezikueme prej kancerit të gjinit?

Gratë e dobëta janë ma të rrezikueme nga kanceri i gjinit, paralajmëron nji studim i ri. Shkencëtarët testuen indet dhjamore të gjinit dhe mostrat e gjakut të 72 grave me indeks të masës trupore ma të vogël se 25.

Ata zbuluen se 40% e tyne kishin inflamacion në indet dhjamore të gjinit.

Arsyeja, mendojnë ekspertët, asht sepse shumë gra me indeks normal të masës trupore kanë qeliza ma të mëdha dhjamore në indet e gjinit, krahasue ato me indeks të ulët. Me rritjen e moshës, këto qeliza munden me u smu ose vdesin, dhe nxisin nji reagim inflamator.

Hulumtuesit shkencorë te Qendra Memoriale e Kancerit ‘Sloan Kettering’ paralajmërojnë se këto rezultate janë shumë të randësishme, tue qenë se mjekët janë të primë me u fokusue te obeziteti si faktori ma i madh rrezikues për gratë. /Daily Mail/ Shendeti.com.al

Shperndaje në: