Haradinaj: Shyqyr Zotit që i kuptuem planet e Mogherinit dhe e hekën prej dialogut

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se dialogu i asht marrë nga dora tashma Mogherinit.

Ai thotë se Mogherini tha në Tiranë ‘hjekne taksën se menjiherë jau ndaj Kosovën’.

Mogherini than ë Tiranë, hjekne taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë, si ta hjekni taksën unë e tihrri takimin në Tiranë. Shyqyr zotit, kemi qëllu do në vend, që i kemi lexu këto sende me kohë. Mogherini e ka kry, ajo hjeket. Nuk përjashtohet Amerika, nuk mundesh me përjashtu Amerikën prej proceseve në Kosovë dhe Ballkan. Ata që ja japin rrogën Mogherinit, ia kanë hjekë këtë agjendë, na kanë bë nder të madh”, ka thanë Haradinaj.

Ai ka thanë se nuk mundet me paragjykue nëse mbas Parisit, nji takim i radhës i Kosovës dhe Serbisë mundet me qenë në SHBA.

Nuk muj me i paragjyky proceset. Me rëndësi procesi tash është në duar të sigurta, i është hjekë zonjës Mogherini, nuk rrezikojmë për ndarje, Si do të hskojnë dinamikat nuk e di tash, edhe mundet. Janë detyru me ia hjek dialogun zonjës Mogherinit”, ka thanë ai.

Shperndaje në: