Mogherini jep këtë deklaratë lidhun me Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka folë përsëri për formimin e Ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes nji deklarate dhanë në Komisionin Europian, Mogherini ka thanë se mandati i FSK’s duhet me u ndryshue vetëm përmes nji procesi gradual.

Simbas Mogherinit, ky proces duhet me qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Siç e theksoi edhe Komisioni në përgjigjen e tij në pyetjen me shkrim, Kuvendi i Kosovës ka miratue legjislacionin mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës me 14 Dhetor 2018, në të cilin Përfaqësuesi i Nalë menjiherë reagoi përmes nji deklarate nga zadhanësi njisoj sikurse edhe (NATO). Bashkimi Europian vazhdon me nda pikëpamjen se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet me u ndryshue vetëm përmes nji procesi të gjithanshëm dhe gradual. Procesi duhet me qenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thanë Mogherini.

Mogherini tutje ka thanë se BE shpreson se Kosova ka me iu përgjigj detyrimeve të saja në bazë të marrëveshjeve të arrituna në Bruksel.

Shperndaje në: