“Ma shumë të punësuem në Telekom ka anëtarë të VV’s, sesa të PDK’s”

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka deklarue se ma shumë anëtarë të VV’s ka në Telekomin e Kosovës të punësuem, sesa anëtarë të PDK’s.

Veseli ka thënë se sikur të ishte VV’ja në pushtet, kush e di se çka kishte me ba me punësimet partiake mbasi kjo vetëm se asht pa në disa komuna ku po Qeverisë ajo.

Ai ka thanë se në Telekom ka ma shumë të punësuem të VV’s, sesa të PDK’s, po ashtu ai tha se do të dalin listat me emna të gjithë atyne që janë punësuem.

“Kanë me dalë me emra dhe mbiemra listat e të punësuarve. Nëse VV do të ishte në pushtet kush e di se çka do bënte. Nëse dalin emrat munden me dalë se ka të punësuar më shumë të VV sesa të PDK. Ai i cili ka kryer vepër kriminale ka me marrë përgjegjësi”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: