Veseli: Kërcënimeve serbe kemi me iu përgjigjë njisoj si para dy dekadave – veçse tash ma të fortë

Në akademinë përkujtimore në 20 vjetorin e masakrave në katundet Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ka qenë i ftuem edhe kryeparlamentari , Kadri Veseli, i cili ka kujtue martirët dhe dëshmorët.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, deklaroi se nëse kërcënimet e serbëve nuk ndalen na kemi me jau kthye në të njajtën mënyrë, ma keq se 20 vjet ma parë.

“Duke qëndruar përballë gjithë këtyre emrave, këta janë një pjesë e gjithë krimeve që kanë kryer serbët në popullin tonë janë rreth 13 mijë e 500 emra, qenie njerëzore, njerëz të kombit tonë që kanë pasur të drejtë jete e janë privuar nga vendi, liria, e ardhma e tyre të gjithë këta njerëz dhe përafërsisht 13 mijë njerëz të tjerë civil që janë masakruar dhe janë vrarë me urdhër politik nga serbët, mbi 13 mijë qenie njerëzorë kërkojnë drejtësi”.

“Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet dhe drejtësia duhet të vijë në vend dhe kriminelët e këtyre krimeve duke filluar nga shteti serb, jam i vetëdijshëm për këto që po them pasi edhe sot shteti serb pas dy dekadave pas luftës nuk po i ndal provokimet dhe së cenuari shtetin tonë. Ky duhet të jetë mesazh edhe për Bashkësinë tonë ndërkombëtare e cila pikërisht dy dekada më parë ka intervenuar në gjenocid me forcat e veta”.

“Pjesën e cenimit dhe kërcënimit do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë veçse do të jetë shumë më e rëndë se para dy dekadave kur u jemi përgjigje në mënyrë vullnetare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi tani kemi forca shtetërore shumë më të forta sesa ka qenë dy dekada më herët por është i njëjti vullnet”.

“Ne jemi për paqe ne duam fqinjësi të mirë por nuk i nënshtrohemi asnjë provokimi, të gjitha institucionet jemi bashkë njëjtë dhe dua të jemi edhe të enjten për të vendosur për njerëzit që janë vrarë duke kërkuar drejtësi për krimet serbe”.

Shperndaje në: