Sylë Tahirsylaj jep lajmin e mirë: Mos u tutni, s’ka me pasë…

Era dhe reshjet e shiut të cilat janë të pranishme këto ditë në Kosovë, kanë shkaktue droe se mundet me pasë vërshime në vend.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thanë se me këtë sasi të reshjeve nuk mundet me pasë vërshime.

“Nuk ka vërshime, nuk ka reshje aq të mëdha që me pas vërshime. Vërshime mund të ketë për shkak të mosrespektimit të planit hapësinor. Po ashtu vërshime mund të ketë në disa lokalitete ku janë të dëmtuara këto pjesët anësore të lumit, margjinaturat si i themi ne”, ka thanë ai për Telegrafin.

Tahirsylaj ka theksue se vërshimet munden me u shkaktue edhe për shkak të mos rregullimit të ujnave të zeza, por simbas tij jo për shkak të reshjeve.

“Sasia e reshjeve që ka ra nuk mund të shkaktojë vërshime siç po thuhet, por vetëm ku nuk janë ndarë ujërat e zeza, mund të ketë vërshime. Asnjë kanalizim nuk funksionon, këto nuk janë vërshime”, ka thanë ai.

Shperndaje në: