Gjermania ka nevojë për 1 milionë punëtorë: Kërkohet veç arsimi i mesëm

Gjermania gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka pasë 1.38 milion vende të lira punë, afër 200.000 ma shumë se në të njajtën periudhë të vitit të kaluem.

Njoftimin për këtë, sot e ka ba Agjencia Federale e Punësimit të cilët kanë thanë se kërkesa ma e madhe asht për punëtorë të kualifikuem me arsimin e mesëm.

“Tregu i punës asht ende i ndjeshëm ndaj rreziqeve që vijnë nga indikacione se rritja shtetërore mund të ulet. Numri i vendeve të lira të punës ra në fillim të vitit, por kjo lidhet me tendencat sezonale. Krahasue me vitin e kaluem ka pasë nji rritje të kërkesës për punëtorë “, tha Alexander Kubis nga Instituti i Kërkimeve të tregut të punës, i cila bashkëpunon me Agjencinë për punësim.

Kërkesa ma e madhe asht në sektorin e shërbimeve, e ndjekun nga ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor.

E përveç kësaj, në të njajtën kohë asht rritë edhe kërkesa për punëtorët pa kualifikim

Shperndaje në: