Pompeo deklarohet për Iranin nga Rusia. Po çka po lypë atje?

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thote se SHBA’te nuk done lufte me Iranin, ne kohen kur jane rrite tensionet midis dy shteteve. 

Gjate deklarimit nga Rusia, Pompeo tha se SHBA’te po kerkojne vetem qe Irani me u sille si ‘shtet normal’, por gjithmone ka me iu kundervy nese interesat amerikane sulmohen,

Nderkohe, edhe lideri i Supremes iraniane Ayatollah Ali Khamenei tha se nuk ka me pase lufte me Ameriken. 

Ne javen e kalueme Amerika vendosi anije dhe aviona luftarake ne Gji.

Tensionet u rriten edhe ma shume kur ndodhi incidenti me 4 tanke ne Emiratet e Bashkueme Arabe te Diellen, ku hetuesit amerikane besuen ishte i perfshime Irani ose grupe qe e suportojne. Por nuk u gjet asnji deshmi e rolit t’Iranit, dhe Tehrani ka ftue per hetim tjeter. 

N’anen tjeter, Sekretari Amerikan i Shtetit po qendron ne qytetin rus Sochi, dhe u takue me Ministrin e Jashtem rus, Sergey Lavror, nga i cili kerkoi mos me perkrahe Maduro si president te Venezuela, por Lavrov e refuzoi kete kerkese dhe tha se kercenimet ndaj Maduro nuk jane demokratike. 

Paralajmerimi tjeter i Pompeo ishte qe Rusia nuk guxon me nderhy ne fushaten e zgjedhjeve presidenciale ne vitin 2020, te cilen kerkese Lavrov e perkrahi dhe shpresoi qe akuzat per nderhymjen e shtetit te tij ne zgjedhjet e vitit 2016 do te ndalen. 

Kerkesa e fundit e Pompeo ishte qe Amerika nuk ka me njofte aneksimin e Krimese nga Ukraina ne 2014 dhe sanksionet kane me mbete ashtu si jane.  

Shperndaje në: