Zyrtare: Griezmann largohet nga Atletico

Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka me dale nga Atletico Madrid ne fund te sezonit, ban te ditun klubi spanjoll ne Twitter. 

28 vjecari, ka kontrate me Atletico deri ne vitin 2023, por raportohet se Barcelona asht e gatshme me pague klauzolen prej 120 mln euro per prishje te kontrates. Griezmann permes nji video asht pershendet me tifozet: ‘Dua me ju thane se kam vendose m’u largue, edhe pse e kam pase shume veshtire. Dua me ju falenderue per dashnine qe ma keni dhane gjate ktyne 5 vjeteve’, ka thane fituesi francez i Kupes Botnore 2018.

Shperndaje në: