Historia prekëse: Djali indian martohet, por pa nuse (foto)

Dëshira e vetme e tij ishte me pasë nji martesë të bukur. 27-vjeçari nga India dëshironte nji dasmë madhështore dhe kjo gja u realizue, por në ceremoni mungonte nusja. Ajay u martue pa nuse, dhe arsyeja se pse ndodhi kjo ka me ju prekë.

Ai asht me aftësi të kufizueme. Prandaj familja e tij vendosi me ba dasmën pa nuse, por u siguruen me u ba të gjitha ritualet dhe traditat e Gujaratit. Rreth 200 njerëz ishin të ftuem në ceremoninë martesore.

“Djali im u diagnostifikue me aftësi të kufizueme të mësuemit dhe humbi nanën e tij në moshë të vogël. Ai filloi me na pyetë për martesën e personave të tjerë dhe pse vetë nuk po martohej. Na nuk ishim në gjendje me iu përgjigjë pyetjes së tij kështu që vendosëm me organizue nji dasmë, që ai me u ndje sikur po realizohet dhe andrra e tij me u plotësue. Jam shumë i lumtun që ia përmbusha andrrën djalit tem pa mendue se çka kishin me thanë njerëzit,”-tha baba i Ajay, Vishnu Barot, për ANI.

Shperndaje në: