Presidenti Thaçi ia jep shtetësinë talentit që e kërkonin edhe Maqedonia e Veriut e Shqipnia (dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka dhanë shtetësinë talentit të futbollit, Valon Hamdiu. Mbrojtësi që luen te Winterthur në Zvicër kishte preferue fanelën e Kosovës, ani pse kishte oferta edhe nga Maqedonia e Veriut e Shqipnia.

Së fundmi atë nga afër në Zvicër e ka ndjekë edhe Alban Bushi për me afrue te Kombëtarja e Shqipnisë, por që Hamdiu vazhdimisht kishte thanë se preferon Kosovën.

Mbas dekretit, pritet që përfaqësuesja U21 e Kosovës me ftue për herë të parë në grumbullim qendërmbrojtësin e Winterthur.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam mundësina të bashkohem me Kosovën. I falënderohem presidentit dhe Federatës për këtë mundësi” ka thanë Hamdiu.

Shperndaje në: