Orët e humbuna – Qe çka ka me ba SBASHK’u

SBASHK’u asht shprehë i pakënaqun me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për rastin e orëve të humbuna gjatë grevës së mbajtun gjatë muejit Kallnor.

Kjo sindikatë tue e vlerësue vendimin si të pabazuem dhe të ndikuem politikisht, ka vendosë me iu drejtue Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Kujtojmë se kishte individë e grupe që publikisht kishin kërkuar që Parlamenti të amandamentojë Ligjin e grevave dhe t’ia mohojë të drejtën për grevë sektorit të arsimit, por duke kuptuar se kjo do të ngjallte reagim të ashpër nga sindikata dhe do të kishte reagime të ashpra edhe në nivelin ndërkombëtar, ata mundohen të zhvleftësojnë e humbin forcën dhe efektin e grevës përmes një vendimi të Gjykatës , që nuk përfill argumentet e bazuara të SBASHK-ut, po thirret në emocione e në Udhëzimin Administrativ të kohës së UNMIK-ut, siç është UA nr.42/2005 për kompensimin e orëve të pa realizuara nga mësimdhënësit, i datës 28.09.2005, Udhëzim ky që nuk ka bazë ligjore sepse ka të bëj me Ligjin nr. 2004/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë , i cili është shfuqizuar me Ligjin për inspektoratin e arsimit në Republikën e Kosovës nr. 06/L-046 të datës 10.08.2018 të aprovuar nga institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

“Ankesa e SBASHK-ut drejtuar Gjykatës së Apelit bëhet edhe për arsye se konsiderojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale dhe shkeljes së dispozitave të procedurës së përgjithshme administrative e aq më tepër është bazuar ne një Udhëzim Administrativ 42/2005 të kohës se UNMIK-ut me bazë ligjore te shfuqizuar. SBASHK-u beson se Gjykata e Apelit do të sjellë vendim meritor”.

Shperndaje në: