40-vjeçari nga Vitia i fut me dhunë dy nxanëse në veturë, ato i ikin si nëpër filma

Nji ngacmim seksual asht raportue në katundin Pozhoran të Vitisë. Simbas policisë i dyshuemi R.A(1979) 40-vjeçar, me datën 11 Maj rreth orës 08:20 të mëngjesit, derisa ishte tue e drejtue veturën e tij ka takue në rrugë dy çika të mituna të cilat ishin tue shkue në shkollë.

Ai ka ndalë veturën dhe ka kërkue nga ato me hy në veturë për m’i dërgue në shkollë. Gjatë rrugës, çikat e mituna e kanë vërejtë se i dyshuemi po shkonte në nji rrugë tjetër dhe gjatë rrugës kishte fillue me i ngacmue me fjalë. Çikat prej tute kanë hapë derën e veturës dhe kanë arritë me zbritë tue kërkue ndihmë në shtëpinë ma të afërt. Gjatë tentim ikjes ato kanë pësue lëndime trupore.

Çikat janë intervistue në prezencë të punëtorit të QPS. Mbas dëshmisë së tyne dhe mbledhjes së informatave, i dyshuemi asht arrestue, i cili asht intervistue nga Policia e Kosovës dhe i njajti asht dërgue në mbajtje për 48 orë. Rasti asht procedue në Prokurorinë Themelore.

Shperndaje në: