S’ka kush i çon deputetët në Kuvend, dështon seanca

Filloi me nji orë vonesë, e deputetët shpejt shkuen në pauzë mbasi nuk kishte kuorum, tash ka dështue seanca krejt.

Ka dështue seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte parapa me u votue pikat e papërfundueme nga seancat plenare të mbajtun me 30 Kallnor, 28 Fror, 7, 12, 13 e 28 Mars, dhe 11 Prill.

Seanca e fillueme në orën 10:00 të mëngjesit ishte ndërpre në mungesë kuorumi.

Sa janë kthye nga pauza, kryesuesja e seancës Aida Dërguti, tha se, seanca e sotme ndërprehet për shkak se s’ka kuorum.

Shperndaje në: