Flamuri shqiptar në pikën ma të thellë të oqeanit – Pse Victor zgjodhi shqiponjën dykrenare?! (video)

Ai në krah kishte pesë simbole, tue përfshi flamurin e Kombeve të Bashkueme, por edhe flamurin shqiptar.

Shqiponjën kuqezi mundeni me gjetë në shumë vende të botës, por pakkush ka pritë që atë me gjetë edhe në pikën ma të thellë të detit. Flamurin kombëtar shqiptar në pikën ma të thellë të detit e dërgoi amerikani Victor Vescovo (53), me zhytjen e tij të fundit.

Ai në krah kishte pesë simbole, tue përfshi flamurin e Kombeve të Bashkueme, por edhe shqiponjën dykrenare.

Eksploruesi amerikan ka thye kohët e fundit rekordin për zhytjen ma të thellë najherë. Ai u zhyt në kanalin Mariana, pjesa ma e thellë e oqeanit, gati njimbëdhetë milje nga zhytja, raportojnë mediat e hueja.

Amerikani kaloi katër orë në det, tue eksplorue terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC. Gjithashtu, edhe robotët nuk e kanë arritë atë pikë, sa eksploruesi amerikan.

Në krahun e tij kishte pesë flamuj: flamurin amerikan, atë të Texasit, flamurin e Kombeve të Bashkueme, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi.

Të gjithë u befasen me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në krahun e tij. Amerikani asht shprehë se me flamurin shqiptar ka dashtë me shpreh kambëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si kambëngulës.

Simbas tij, asht edhe nji grue shqiptare e fortë që e ka mbështetë fortë dhe e ka sponsorizue zhytjen e tij në oqeanin e thellë.

Shperndaje në: