Haradinaj takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për takimin e Parisit

Kryemnistri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takue sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim u folë për Samitin e Berlinit dhe atë të ardhshmin në Paris.

“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon. E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve. RH”, shkruen Haradinaj.

Shperndaje në: