Kosova ban hapin e parë për krijimin e Tribunalit Special për krimet serbe

Kuvendi i Kosovës ka me mbajtë nesër seancë plenare.

Në rend dite të kësaj seance janë shtatë pika.

Ndër ma të randësishmet asht edhe Propozim – Rezoluta për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë.

Po ashtu, nesër Kuvendi pritet me vendos edhe për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Shperndaje në: