Andin Hoti: Kam me paditë Serbinë për rastin e babës tem

Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çashtjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti, djali i tij, Andin Hoti, ka paralajmërue se ka me ngritë padi ndaj Serbisë për rastin e babës së tij.

Në nji intervistë të dhanë për Telegrafin, Hoti tha se Serbia duhet të përgjigjet për 1 mijë e 600 persona të zhdukun gjatë konfliktit në Kosovë.

“Zhdukja e babit dihet botërisht se ka ndodhur me forcë nga organet serbe, për shkak se babai ka qenë në burgun e Dubraves. Ne ende si familje, po ashtu sikur edhe familjet tjera mbajmë shpresë që të dihet fati i babait dhe i 1600 personave tjerë që janë zhdukur me forcë nga Kosova. Shumë shpejtë do të kem mundësi që të bëjmë padi ndaj Serbisë për rastin e Ukshin Hotit”, tha ai për Telegrafin.

Shperndaje në: