Veseli jau dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetnor për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë (dokument)

Kuvendi i Kosovës ka me mbajtë nesër nji seancë ku për pikë të rendit të Ditës ka me pasë propozimin e Kryetarit, Kadri Veseli, për themelimin e Komisionit Shtetnor për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli tashma propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e matutjeshëm jau ka dërgue deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, shkruen ndër të tjera në propozimin e Veselit.

Ky komision asht parapa me u përba nga përfaqësues të institucioneve ma të nalta shtetnore si dhe të organizatave të familjeve të viktimave të vrame në luftë.

Ma poshtë lexoni propozimin e Veselit:

Shperndaje në: