Rrehje e randë mes çikave në shkollën ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë (video)

Dhuna në shkolla vazhdon me qenë prezente në Kosovë. Nji rrehje mes nxanësve asht regjistrue edhe sot në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Nga pamjet e sigurueme nga Insajderi shihet se si nji grup çikash mbrenda nji klase – rrehen njana me tjertrën. Nuk janë të pakta raportimet për rastin e rrehjeve mbrenda këtij institucioni.

Simbas informacioneve rrehja ka ndodhë gjatë ditës së sotme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduem.

Shperndaje në: