Thaçi flet për ata që po lobojnë në mënyrë të msheftë me hekë taksën

Presidenti i vendit, Hashim Taçhi, ka thanë se mënyrat që kanë gjetë disa diplomatë për me lobue për hekjen e taksës, në mënyrë të msheftë, asht fyemje për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ma poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Presidentit:

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallërave të Serbisë në këmbin të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me komptenca ekzekutive, apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opcione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme, dhe si të tilla, plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme.

Shperndaje në: