Xhandarmëria serbe ende po patrullon në territorin e Kosovës

Banorët e Karaçevës po vazhdojnë me u përballë me patrullimet e xhandarmërisë serbe në katundin e tyne.

Ani pse kjo problematikë asht që nji kohë të gjatë, e njajta po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Deputeti i VV, Arbër Rexhaj, e ka ngritë në seancën e sotme këtë çashtje. Madje, ai ka thanë se edhe vetë asht përballë me xhandarmërinë serbe në këtë pjesë.

Simbas tij, KFOR’i dhe Policia e Kosovës kanë krijue nji rrugë alternative mos me u takue me xhandarët serbë.

“KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë krijuar një rrugë alternativë për të mos kaluar nga ajo rrugë. Ajo çfarë dua t’i them qytetarëve është se si me syt e mi xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës. Pyetja ime ka të bëjë në lidhje me demarkimin, se a do të përfshihet edhe kjo pjesë në këtë proces”, ka thanë Rexhaj.

Shperndaje në: