Veseli: Krimet serbe në Kosovë duhen m’u denue, askush s’guxon me na ba ma, atë që na kanë ba

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue sot vendin ku ruhen eksponatet e teshave të vramëve në luftën e fundit në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka pa nga afër teshat e fëmive të vegjël të vramë, teshat e çikave të masakrueme dhe teshat e të moshuemve deri në 106 vjeç të cilët janë vra e masakrue nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit tha se Kosova nuk don konflikt, don paqe, don të ardhme, por don edhe drejtësi dhe siç tha ai, kjo drejtësi duhet dhe ka me ndodhë.

“Më askush nuk guxon të na e bëjë atë që na e ka bërë. Dhe drejtësia do të ndodhë. Në Jerusalem, në Muzeun e Yad Vashemit, është një pirg i madh me flokë të viktimave. Nëse shkoni në Poklek, aty do t’i gjeni 56 persona në një varr. Ky është Holokausti. Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për tribunal ndërkombëtar për Serbinë. Për aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, dritë dhe diell, do të ketë edhe drejtësi dhe tribunal për gjenocidin serb”, theksoi kryeparlamentari Veseli

Shperndaje në: