Brovina: Grueja në foto asht gjallë, i njeh ata që e dhunuen dhe asht e gatshme me dëshmue. Askush nga Prokuroria Speciale s’i ka intervistue këto viktima (video, kujdes pamjet)

Deputetja e PDK, Flora Brovina, ka paraqitë sot para gazetarëve nji fotografi ku shihen ushtarë serbë tue dhunue nji grue shqiptare.

Siç shihet në fotografi tre ushtarë serbë dhunonin gruen ndërsa mbas tyne shihen persona me duer të lidhuna dhe në gjuj, ku nji ushtar u rri mbrapa me armë në krenat e tyne.

Simbas Brovinës kjo fotografi asht marr nga nji aparat që i kishte ra nji ushtari, ndërsa thotë se grueja që u dhunue asht ende gjallë.

“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, tue shtue se asht gjetë nji kasetë me dhunime e me tesha të gjakosuna.

“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.

Brovina ka thanë se askush deri tash nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistue këto viktima të dhunës seksuale.

 

Shperndaje në: