Vdes ish kryeministri australian, Bob Hawke

Ish kryeministri australin dhe udhëheqësi i Partisë Laburiste, Bob Hawke, i cili dominonte politikën australiane në vitet 1980, ka vdekë në moshën 89 vjeçare, raporton BBC.

Politikani karizmatik që e udhëheqi vendin nga viti 1983 deri me 1991, merrej me reformat që e modernizuen ekonominë.

Grueja e tij tha në nji deklaratë për shtyp se ai vdiq “në mënyrë paqësore në shtëpi”.

Shperndaje në: