Kështu e quejnë mediat serbe Tribunalin për gjenocidin në Kosovë

Mediat serbe sot kanë shprehë interesim për përcjelljen e seancës plenare e cila asht planifikue me u mbajtë për fillimin e formimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë.

RTS shkruen se formimi i nji gjykate ndërkombëtare nuk mundet me u ba nga institucionet kosovare.

“Formimi i komisionit dhe votimi i projekt- rezolutës janë dy vendime që mund të merren nga institucionet e Kosovës, por formimi i nji gjykate ndërkombëtare asht diçka me të cilën asht tue manipulue Kadri Veseli”, shkruen në artikullin e RTS.

“Para do dite, simbas burimeve u la me u kuptue se qëllimi i krejt kësaj ishte që me u mshefë dështimi i qeverisë”, shkruhet në këtë artilkull.

Shperndaje në: