Thaçi: Kjo asht puna ma e mençun që mundet me ba Kuvendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahë nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, tue thanë se kjo asht puna ma e mençun që mundet me ba Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë me u ba së bashku për me dënue gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve me dalë para drejtësisë.

Këtë deklaratë, Thaçi e ka thanë mbasi asht pyetë nga gazetarët sot kur në Kuvend pritet me u formue komisioni shtetnor për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Shperndaje në: