LDK i del në përkrahje Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhanë përkrahje Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për gjenocidin serb dhe krimet e kryeme nga Serbia në Kosovë.

Deputeti i LDK’s, Armend Zemaj, ka thanë se subjekti i tij e përkrah këtë rezolutë, tue pasë parasysh konventat ndërkombëtare, si dhe bazën juridike të saj.

“Do t’i japim përkrahje kësaj rezolite për gjenocidin serb të kryer në Kosovë duke renditur dhe pasur parasysh konventat ndërkombëtare të cilat janë të renditura nga bota demokratike, si dhe duke u bazuar në bazën juridike të rezolutave ndërkombëtare”, ka thanë ai.

Shperndaje në: