Deputetja e VV’s kërkon hekjen e fotografisë së tmerrshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Saranda Bogujevci, ka kërkue nga mediat që fotografia e publikueme nga deputetja e PDK’s, Flora Brovina, ku shihet nji grue shqiptare tue u dhunue nga 3 ushtarë serbë, me u hekë.

Deputetja ka thanë se kjo asht kërkesë e familjarëve të grues së dhunueme, të cilët simbas saj janë të shqetësuem.

“Së pari kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia e publikuar më herët. Është kërkesë e familjarëve, janë të shqetësum. Kanë kontaktu qendrën të cilën e udhëheq zonja Feride. Sapo më njoftoi që janë të gjithë teper të shqetësuar, kështu që kisha kërkuar të respektohen dhe të largohet ajo fotografi”, ka thanë Bogujevci.

Shperndaje në: