Flora Brovina tregon pse deri sot nuk e bani publike foton e dhunimit të grues nga kriminelët serbë

Deputetja e PDK’s, Flora Brovina, sot mbas 20 vjetesh ka ba publike nji fotografi të randë ku shihen tre ushtarë serbë derisa dhunojnë seksualisht nji grue gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por pse këto pamje nuk u banë publike deri tash?

Deputetja Brovina në nji deklaratë për Periskopin thotë se fotografinë e njajtë e kishte prezentue edhe nëpër konferenca ndërkombëtare si dhe nëpër delegacione bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga, por që simbas saj askush nuk kishte reague apo marrë naj hap konkret.

‘’E kam publikuar edhe më herët edhe gjindet në faqen time. Në You Tube dikund, në një konferencë ndërkombëtare, madje edhe me presidenten kur kemi shkuar me delegacion. Por s’ka qenë shumë e përkrahur. Sot vetëm e shfrytëzova këtë rast. Sepse tash po votojmë për gjenocidin a po’’, ka theksue Brovina për Periskopin.

E pyetun se nga i kishte ra në dorë kjo fotografi dhe kur, ajo thotë se do t’i përgjigjet veç Prokurorit.

‘’Këtë do t’ia them prokurorit’’, tha shkurt Brovina, pa dhanë naj detaj shtesë.

Shperndaje në: