Flora Brovina publikon fotografinë e 7 vjeçares: Vdiq mbasi u dhunue nga ushtarët serbë (foto, kujdes pamjet)

Deputetja e PDK’s, Flora Brovina, ka shpalosë fakte të tjera nga gjenocidi serb i kryem në Kosovë.

Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës ka tregue fotografi tronditëse nga dhunimi që forcat serbe i kanë ba nji 7 vjeçare, e cila mandej ka ndrrue jetë.

“Sigurisht të gjithë jemi pak të emocionuar. Argumenti më i mirë është rezoluta e nxjerrur. Pika që nuk dua ta anashkalojë është që gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë në luftën e fundit. Ne duhet të kujtojmë gjenocidin në regjionin e Nishit dhe Vranjës, ku janë masakruar dhe dhunuar”, tha ajo.

“Ky fëmijë ka vdekur gjatë dhunimit i ka pasur vetëm 7 vjetë, le të traumatizohet kush të dojë, por kjo është e vërteta”, tha Brovina derisa publikoi edhe fotografinë tronditëse nga foltorja e Kuvendit.

Shperndaje në: