Haradinaj mbron Flora Brovinën: Ajo asht simbol i vuejtjeve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mbas takimit me zyrtarë të Policisë së Kosovës u pyet nga gazetarët për veprimin e deputetes së PDK’s, Flora Brovina, e cila publikoi nji fotografi ku shihet momenti kur po dhunohej nji grue nga kriminelët serbë gjatë luftës.

Ai tha se Brovina asht simbol i vuejtjeve të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Zonja Brovina është një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit, është simbol të këtyreë vuajtjeve, e pashë atë fotografi dhe ishte trishtuese dhe nulk muj me dhanëkomente politike për këtë. Ne kemi larguar nga misionet ata që kanë mohu krimet, ata që I kanë ba këto krime e kanë vendin në burg kudo qofshin dhe kushdo qofshin. Është shumë me rëndësi që sot kanë marrë vendim jashtëzakonisht të rëndësishme për me vendos në baza ligjore pra edhe për krimet që janë kryer në Kosovë dhe për gjenocidin por edhe për krejtë drejtat në mbrojtje të viktimave dhe vendosjen e drejtësisë në Kosovë”, u shpreh Haradinaj

Shperndaje në: