Flora Brovina iu përgjigjet kritikëve lidhun me publikimin e fotografisë, jep këtë informacion të randësishëm

Deputetja e PDK’s, Flora Brovina, ka deklarue se fotografinë e publikueme sot ku shihen disa ushtarë serbë tue dhunue nji grue shqiptare në luftë, e ka publikue me lejen e viktimës, transmeton Gazeta Metro.

Me qinda reagime ka pasë mbas publikimit të kësaj foto, por tash Brovina ka tregue se e ka pasë lejen e grues që asht dhunue në luftë për me ia publikue fotografinë derisa e kishin krye krimin forcat serbe.

Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e grues dhe tha se identiteti i saj asht mbajtë msheftë.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thanë Brovina.

Simbas saj, ka qenë e udhës me u publikue faktet për krimet e kryeme nga serbet.

“Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka thanë tutje Brovina.

Shperndaje në: