Haradinaj: Në Kosovë s’ka me pasë “Dodik Republikë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqnuem nga shumë familjarë, deputetë e ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë ba homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Ai nga ish Jabllanica çoi porosi edhe njiherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe mbrenda Kosovës nuk mundet me u vendose nji ‘Dodik Republikë.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.

Shperndaje në: