Nëse ndodh kjo, Neymar transferohet në Real Madrid

Nëse Antoine Griezmann vendos me u transferue në Paris Saint-Germain, presidenti i ekipit francez, Nasser Al Khelaifi, mundet me shqyrtue mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid, simbas AS.

Emni i Neymar’it po përmendet për nji transferim të mundshëm në Real Madrid edhe këtë verë.

Ai mundet me pasë mundësinë me u kthye në Spanjë, nëse ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, shkon në PSG.

Griezmann ka konfirmue largimin nga Atletico Madrid mbas përfundimit të këtij sezoni.

Shperndaje në: